Qarqet sekuenciale
Dr. Agni Dika
Material për studentët - jodefinitiv
Njohuri themelore
Qarqet që u dhanë në pjesën paraprake të librit njihen si qarqe kombinuese
(ang. combinational circuit), për shkak se vlerat dalëse varen vetëm nga vlerat në
hyrjet e...
More
Qarqet sekuenciale
Dr. Agni Dika
Material për studentët - jodefinitiv
Njohuri themelore
Qarqet që u dhanë në pjesën paraprake të librit njihen si qarqe kombinuese
(ang. combinational circuit), për shkak se vlerat dalëse varen vetëm nga vlerat në
hyrjet e tyre. Qarqet e tilla skematikisht mund të paraqiten ashtu siç është dhënë
në Fig.1.
Fig.1 Forma e përgjithshme e një qarku kombinues
Në qarkun e dhënë janë:
x1, x2, ..., xn - hyrjet në qark
y1, y2, ..., ym - daljet nga qarku
Qarku në fjalë më thjeshtë paraqitet si në Fig.2, ku me shigjetat e trasha
nënkuptohen rrugët e të dhënave, të cilat janë shumbitëshe (brenda tyre përfshihen
më shumë hyrje, ose më shumë dalje).
Fig.2 Qarku kombinues i paraqitur përmes rrugëve me të dhëna
Qarqet të cilët përveç elementeve që shfrytëzohen te qarqet kombinuese
në veti përmbajnë edhe elemente memoruese, ose shkurt memorie, njihen si qarqe
sekuenciale (ang. sequential circuits). Këto qarqe në literaturë ndryshe quhen
makina të gjendjeve (ang. state mac
Less